Kjo është mënyra e vetme për të pastruar bizhuteritë e floririt sa hap e mbyll sytë
Ndryshe nga bizhuteritë e argjendta vëthët, unazat apo orët prej floriri nuk formojnë një shtresë opake në sipërfaqen e tyre të jashtme, ku me kalimin e kohës mbledhin pluhur, papastërti të ndryshme dhe humbin shkëlqimin karakteristik. Living ju zbulon cila është mënyra më efektive për pastrimin e tyre:

Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve është një ndër produktet më të këshilluara për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.
Shtuar më 10/12/2020, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori