Kjo është letra e dashurisë më e bukur në botë
Pëlqej
Një urim i përzemërt për ditëlindje nga Johnny Cash për bashkëshorten e tij, June, është votuar si letra më e bukur e dashurisë e gjithë kohërave.

Shkruar në 1994-ën, mesazhi përçohet qartë nga këngëtari debutues në filmin ‘Man in Black’ duke përcjellë shprehjet, ‘ti je objekti i dëshirës sime, arsyeja tokësore e ekzistencës sime’, dhe duke prekur citime nga Keats, Churchill, Jimi Hendrix dhe nga dy yjet hollivudianë, Richard Burton dhe Liz Talyor.

Legjenda e muzikës Country, Johhny Cash i shkruan bashkëshortes në prag të Shën Valentinit me rastin e 65-vjetorit të lindjes së saj – ‘Gruas më të mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë’, është cilësuar si një xhest tepër prekës.

“U rritëm bashkë dhe u mësuam me njëri tjetrin. Mendojmë njëlloj dhe lexojmë njëri-tjetrin. Dimë çfarë duam pa pyetur njëri –tjetrin. Ndonjëherë edhe grindemi ose e marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë.”

“Por ndodh, si sot, që unë të bie në mendime dhe kuptoj që jam me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur”.

Letra vazhdon- “Ti je ende tërheqëse për mua dhe je frymëzimi im, arsyeja tokësore e ekzistencës sime, të dua shum뒔, me fjalët e Winston Churchill që i dedikoi dashurisë së pavdekshme ‘të dashurës Clemmie’, në 1935-ën.

Ai përcjell edhe fjalët e Mbretit Henri VII dedikuar një prej shumë grave të tij, Anna Bolenës në 1527-ën.

Mbreti shumë kurorash shkruan : - ‘Lutem të di me fjalët e tua qëllimin që prek dashurinë tonë. Zemra e varfër më shtrëngon të marr një përgjigje, duke qenë i plagosur për më shumë se një vit nga shigjeta e dashurisë dhe ende i pasigurt nëse do dështoj apo fitoj një vend në zemrën tënde’.

John Keats përmendet i treti në letër me odat e tij të famshme drejtuar fqinjës së tij Fanny Brawne.

Dhe në fund citohet letra e Jimi Hendrix për ‘vogëlushen e tij’, ku inkurajon të dashurën të hapë krahët e saj.
Shtuar më 19/08/2018, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori