Kishin burgosur fëmijët e tyre binjakë, arrestohet çifti
Një çift është arrestuar nga policia pasi kishin mbyllur fëmijët në dy kafaze.

Aty oficerët gjetën drogë, armë dhe djemtë binjakë të mbyllurkafaze.

"Gjatë kontrollit u gjetën tri armë, municion, prova të një laboratori të vajit dhe dy djem të vegjël në kafaze të ndarë të modifikuar pranë njëri-tjetrit dhe të mbështetura në mur," thuhet në deklaratën e policisë.

Policia arrestoi çiftin nga Kalifornia, Ramon Zendejas, 25 vjeç dhe Mercadies Williams, 25 vjeçe për posedimin e armëve, rrezikimin e fëmijëve, mbajtjen e drogës dhe prodhimin e një substance. Ata thanë se i kishin mbyllur fëmijët 22 muajsh që të mos ishin pranë gjërave të rrezikshme në shtëpi.

Nuk dihet ende kur do të mbahet seanca gjyqësore që do të japë dënimin për çiftin kalifornian. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori