Prangosen tre persona për vrasjen e trefishtë në autobuzin në Deçan, dyshimet pse ndodhi ngjarja

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në një autobuz në Gllogjan.

Tre të arrestuarit janë nga fshati Gllogjan.

Ata dyshohet se kanë lidhje në vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me një rast të vetëvrasjes të një nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje, është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë në drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje./albeu.com/