Kini kujdes se po ju mashtrojnë! 8 mënyra si të dalloni mjaltin e vërtetë
Mjalti është një ndër produktet më të kërkuara në tregun shqiptar, falë vetive të pazëvendësueshme të tij në shëndetin e njeriut.

Ja si të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai fallco


1. Mjalti i vërtetë ka grimca të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

2. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

3. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

4. Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëltues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

5. Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

6. Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

7. Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

8. Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.
Ai nuk është mjaltë i vërtetë.
Shtuar më 25/10/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori