EMRI/ Humb jetën punonjësi i policisë në Dhërmi, dyshimet e para

Një punonjës i Policisë Kufitare në Dhërmi ka ndërruar jetë, sonte rreth orës 20:10. Bëhet fjalë për shtetasin Sinan Abilaliaj.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Uniformat blu njoftojnë se punonjësi i policisë nuk është ndjerë mirë gjatë patrullimit në det dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë humbi jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Njoftimi Policise

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit./albeu.com/