Prej një viti një grua kineze është detyruar që të jetojë e mbyllur në një
kafaz prej
druri, të ndërtuar prej burrit të saj. Li Jinci nga Foshan, Guangdong tha se gruaja e tij, 33 vjeçarja Chen Xuemei, është me probleme mendore.
Përkeqësimi i gjendjes së saj kishte bërë që
burri të merrte këtë vendim, dhe ta burgoste bashkëshorten në një
kafaz prej
druri të cilin e ndërtoi për dy ditë.
Burri 43 vjeçar i tha për People's Daily se kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo të mos lëndonte pjestarët e familjes. Kafazi 1,5
metra i gjatë dhe 1
metra i gjerë u ndërtua nga Li në fillim të vitit 2015 pasi Chen theu pasqyrën e një makine të shtrenjtë ku familja u detyrua të paguante 10 mijë jen për dëmin.
Kur gazetarja vizitoi
familjen, 33 vjeçarja po bërtiste brenda kafazit teksa mbahej te kangjellat. "Këtë e bëjmë për të ndihmuar
familjen të mbijetojë. Për
familjen tonë, lumturi do të thotë thjesht të vazhdojmë të jetojmë", u shpreh Li. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2015,
ora 09:59