Kinezja i jep gji fëmijës duke i dhënë motorit
Një grua kineze u arrestua pasi po i jepte gji fëmijës njëkohësisht që drejtonte edhe motoçikletën e saj. Nëna e re po lëvizte në rrugët e Yuzhou, Kinë, kur u ndalua nga policia. Dëshmitarët thanë se e kishin parë nënë e re që me një dorë mbante fëmijën në gji me bluzën e saj të ngritur dhe me tjetrën mbante timonin e motoçikletës.


Ajo u ndalua pasi rrezikonte jetën e saj, të fëmijës dhe kalimtarëve apo shoferëve të tjerë në rrugë. Kjo nuk është hera e parë që dëgjohen çudira të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori