Kinezët kopjojnë fshatin austriak
Fshati austriak Hallstatt që është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO, është “klonuar” nga Minmetals Land Inc – degë e korporatës Minmetals, e cila është përpunuesi më i madh metalit në Kinë.

Hallstatti kinez” është i ndërtuar në qytetin Huizhou të provincës Guangdong dhe për dallim nga Hallstatti austriak, është vendbanim i ri dhe modern.

Edhe pse shumica e banorëve të Hallstattit origjinal ishin të pakënaqur me kopjimin, kryebashkiaku Alexander Scheutz ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbime kulturore me Hallstattin fals dhe ka thënë se është mjaft krenar për këtë projekt.

Kinezët ka kohë që njihen për aftësitë e tyre të kopjimit të brendeve të ndryshme.
Shtuar më 06/06/2012, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori