Princi i Arabisë Saudite pronari i ri i Newcastle United? (FOTO LAJM)

Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është i interesuar për të blerë klubin anglez Newcastle United.

Sipas medieve angleze, pronari Mike Ashley i ka vendosur çmimin prej 340 milionë euro, shifër kjo lehtë e përballueshme për princin.

Tifozët nuk po e dëshirojnë pronarin aktual, Mike Ashley dhe tani pritet të ndodhin ndryshime në klub.

Sipas ‘Wall Street Journal’ marrëveshja finale për shitjen e Newcastle do të bëhet në ditët në vijim.Pronari aktual Mike Ashley ka qenë pronar i Newcastle që nga viti 2007, por në pesë vitet e fundit tifozët kërkojnë largimin e tij.


Shtuar 25.01.2020 14:03