Kina ndërton pastruesin më të madh të ajrit në botë (FOTO LAJM)

Kina ka ndërtuar kullën më të madhe të pastrimitajrit në botë dhe ky është një lajm veçanërisht i mirë, pasi Kina është shteti që ndot më shumë ajrin në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Kulla eksperimentale po ndikon pozitivisht në cilësinë e ajrit në Kinë, ndërsa rezultatet janë mjaft inkurajuese, përcjell albeu.com

Pastruesi më i madh i ajrit në botë pastron rreth 10 milionë metra kub në ditë.

Në ditët kur ndotja arrin nivele kritike, gjë që ndodh më shpesh gjatë dimrit, kulla pastruese e çoi atë në një nivel të moderuar.

Sistemi i pastrimit punon duke tërhequr ajrin brenda serrave në bazën e kullës dhe duke e ngrohur atë nëpërmjet energjisë diellore. Ajri i nxehtë atëherë ngrihet përmes kullës, duke kaluar përmes shtresave të filtrave të pastrimit.

Më parë, kulla më e madhe e thithjes së smogut në Kinë ishte në Pekin dhe ishte shumë më e vogël në 7 metra (23 metra). /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2018, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori