Kina, ndalon plotësisht tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, miratoi të shtunën paradite një vendim në formën e legjislacionit kombëtar për të ndaluar në mënyrë të gjithanshme tregtinë e paligjshme të kafshëveegra dhe zakonet e këqija të ngrënies së kafshëveegra, si edhe për të rritur ndëshkimin për shkeljet përkatëse. Vendimi hyn në fuqi që nga data e shpalljes.

Vendi përcakton qartë se gjuetia, tregtimi, transporti dhe konsumi i kafshëveegra duhet të ndalohen rreptësisht kur “Ligji i mbrojtjes së kafshëveegra” dhe ligjet e tjera përkatëse e ndalojnë atë. Duhet të ndalojë ngrënia e “kafshëveegra tokësore me vlera të rëndësishme ekologjike, shkencore dhe shoqërore” dhe e kafshëve të tjera të egra tokësore të mbrojtura nga shteti, duke përfshirë ato që mbarështohen artificialisht ose që rriten nga njerëzit.
Shtuar më 25/02/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori