Pas më shumë se 2 000 vjetësh monopol shtetëror i pakundërshtueshëm,
Kina liberalizoi më në fund
tregun e
kripës.
Ligji i ri hyri në fuqi më 1 janar dhe tani
prodhuesit e
kripës mund ta vendosin individualisht çmimin dhe mund ta
shesin direkt në treg.
Njoftimin e dha Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat, që shpjegoi se
prodhuesit do të jenë në gjendje ta
shesin kripën me një çmim të qëndrueshëm “në bazë të kostos së prodhimit, cilësisë dhe kërkesë-ofertës së tregut”.
Kina prodhon rreth 10 milionë tonë kripë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 23:05