Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Kim Jong-un urdhëron dorëzimin e qenve shtëpiakë për "mish restorantesh"
Kim Jong-un njoftoi se qentë si kafshë shtëpiake janë një "simbol i dekadencës së kapitalizmit" dhe urdhëroi që të gjithë qentë t’u dorëzohen autoriteteve.

Nga ana tjetër, pronarët kanë frikë se miqtë e tyre të dashur do të përdoren si "zgjidhje" për problemin e mungesës së ushqimit në këtë vend.

Kim njoftoi se tani është e paligjshme të kesh një kafshë shtëpiake, duke theksuar se "qeni në shtëpi është një prirje e ndyrë e ideologjisë borgjeze".

“Të gjitha familjet që kanë qen janë identifikuar dhe tani duhet t’i dorëzojnë ato tek autoritetet,” i tha një burim gazetës koreanejugore Chosun Ilbo.

“Disa nga kafshët dërgohen në kopshte zoologjike, dhe të tjerët do të shiten në restorante për t’u përdorur si mish.”

Mishi i qenve konsiderohet delikatesë në Gadishullin Korean. Në Korenë e Jugut, kjo traditë po bëhet më e rrallë, por edhe në këtë vend, vlerësohet se rreth një milion qen hahen çdo vit. Megjithatë, në Veri, mishi i qenve është në menu në të gjitha restorantet, dhe kryesisht hahet gjatë muajve të verës, sepse banorët besojnë se ai rimbush trupin me energji.

Ndalimi i mbajtjes së kafshëve shtëpiake ka shokuar shumë banorë të Pyongyangut, të cilët që nga fundi i viteve 1980, kanë pasur gjithnjë e më shumë qen në shtëpitë e tyre. Ishte një simbol i zhvillimit ekonomik dhe banorët e pasur ecnin me qentë e tyre.

Sidoqoftë, një raport i fundit i KB deklaroi se 60 për qind e popullsisë së vendit (popullsia 25.5 milionë) po përballet me mungesa ushqimore, për shkak të sanksioneve, vendimit për mbylljen e kufirit me Kinën për shkak të një pandemie, dhe shton se vitin e kaluar u godit nga katastrofa të rënda natyrore që shkatërruan të lashtat.

Mediat e Koresë së Jugut theksojnë, "Meqenëse derri dhe viçi janë një luks që nuk mund ta përballojnë, qentë në Pyongyang ka të ngjarë të përdoren për të ulur urinë në muajt e ardhshëm".
Shtuar më 18/08/2020, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori