Këto sekrete, prodhuesit e ushqimeve nuk do të t’i tregojnë kurrë (FOTO LAJM)

Është thuajse zakon që në raftet e dyqaneve marrim atë që na tërheq syri, e që mbase nuk është më e mira.

Pamja e bukur nuk garanton shije më të mirë, apo ushqime më të shëndetshme.

Ka disa gjëra që ti nuk i di e që do bëje mirë t`ua hidhje një sy.

E mira është t`i shpenzosh paratë të vendin e duhur për produktin që ia vlen.

Me ushqimin s`bëhet shaka.

1.Kur të blesh djathë kaçkavall, kushtoji rëndësi ngjyrës, vrimave dhe strukturës së tij. Ai duhet të jetë uniformë dhe të mos ketë zënë atë koren e bardhë.

Vrimat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë të barabartë në gjithë copën. E nëse djathi nuk kthehet në formën e mëparshme, pasi e ke shtrydhur, atëherë mos e bli.

2.Mishi i freskët është pink, jo e kuqe e ndritshme dhe për më tepër kafe. Nëse edhe mishin provon ta shtrydhësh dhe nuk kthehet në formën e mëparshme, lëre.

3.Kafeja e hapur preferohet ende. Nëse do të kursesh, ky nuk është rasti. Zgjidhni një me çmim mesatar, nëse s`ble dot të shtrenjtën. Kafja e mirë nuk mbahet kurrë në kavanoza plastike, por vetëm në qelq dhe metal. Ajo nuk duhet të ketë më shumë se 18 muaj, kështu që shikoja mirë datën.

4.Mjalti natyral është transparent dhe ka ngjyrë uniformë. Ai që është cilësor ka aromë shumë të mirë dhe është i ëmbël. Hidh pak te gishti, nëse lëkura e përthith menjëherë, atëherë është i mirë.

5.Akullorja

Tani iku vera, po do vijë sërish. Plus që ka nga ata që hanë akullore edhe në dimër. Lexoja gjithmonë përmbajtjen. Ato me fruta pylli, rrallë mund jenë bio. Kështu që zgjidhni ato me arra.

6.Kushtoji shumë vëmendje përmbajtjes së çokollatës. Sa më pak përbërës të ketë në listë, aq më mirë është. Ajo që është cilësore, duhet të ketë kakao. Edhe vajin në përmbajtje është mirë ta ketë kakao dhe jo vaj perimesh.

7.Peshku

Peshku i freskët ka sy që shkëlqejnë, kështu që shikoje drejt e në sy. Nëse i ka si të veshura, kushedi se kur është kapur. Gusha duhet të jetë e kuqe e ndritshme, ose rozë e lehtë dhe bishti duhet t`i varet lirshëm.

8.Buka

Buka e freskët dallohet më lehtë dhe ka furra ku mund ta blesh. Në qese plastike mund të qëndrojë e freskët për një kohë më të gjatë, ama do ta humbasë shijen.

9.Specat

Specat duhet t`i çani dhe të shikoni ndarjet brenda. Nëse ka katër ndarje, atëherë ka më shumë fara dhe është më e ëmbël. Nëse ka tre ndarje, atëherë është pak e hidhur.

10.Qepa e njomë

Qepa e njomë është kaq e vështirë të dallohet a është apo jo e mirë. Diferenca bëhet midis pjesës së bardhë dhe jeshile. Nëse është e dallueshme qartë ku fillon njëra e ku mbaron tjetra, atëherë është e mirë, në të kundërt mos e merr.

11.Haribot

Haribot që fëmijët, por edhe të rriturit i hanë aq shumë, dihet se bëhet nga lëkura e derrave, lopëve dhe kockat e tyre. Bën mirë t`i shmangësh. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori