Këto janë qytetet që do përvëlohen nga temperaturat në të ardhmen (FOTO LAJM)

Dy qytetet më të mëdha të Australisë mund të "përvëlohen" në temperatura mesatare prej 50 gradësh brenda disa dekadash.

Sidnei dhe Melburni do të përballen me stina të verës përvëluese edhe në qoftë se ngrohja globale përfshihet në Marrëveshjen e Parisit, thanë shkencëtarët që realizuan këtë studim.

Studimi shqyrtoi vetëm parashikimet për shtetin e Victorias dhe Neë South Wales, por kërkuesit thanë se pjesa tjetër e Australisë mund të përballej gjithashtu me temperatura të ngjashme.

"Një nga vitet më të nxehta në rekordin botëror, ai i 2015-s, mund të jetë një vit mesatar deri në vitin 2025", tha shkencëtarja Sophie Leëis.

Sydney arriti një rekord prej 45.8 gradë celsius në 2013-n, ndërsa Melburn goditi 46.4 gradë celsius në 2009-n, tha Byroja Kombëtare e Meteorologjisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori