EMRAT/ Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, humbin jetën dy vëllezër

Janë identifikuar dy personat që humbën jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.

Mësohet se ata janë Kujtim dhe Murat Istrefi, vëllezër, ndërsa të tre të tjerë të plagosur janë transportuar në spital.

Aksidenti ka ndodhu në afërsi të urës së Qeranecit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrëfikëse si edhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.01.2023 19:27