David Beckham në bisedime me Cristiano Ronaldo për ta transferuar në MLS

David Beckham ka bërë një lëvizje të bujshme për të joshur Cristiano Ronaldon te Inter Miami.

Ish-lojtari i kombëtares angleze ka folur me përfaqësuesit e Ronaldos dhe i ka thënë se është i interesuar për një transferim. Situata e Ronaldos te Manchester United tashmë dihet botërisht se nuk është mirë dhe portugezi pret të largohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithashtu, “The Sun” shkruan se Beckham ka si objektiv edhe Lionel Messi, ku nëse do të arrihen këto dy transferime, do të ishte e jashtëzakonshme të shikoje në sulm dyshen më të mirë në botë./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2022 10:18