Kështu po i rrit Egjipti pyjet në shkretëtirë (FOTO LAJM)

Pyllëzimi është një nga shqetësimet kryesore në Egjipt për arsye se toka e vendit është më shumë se 90 për qind shkretëtirë.

Prandaj një projekt ambicioz kundër terrenit të shkretë dhe krijimin e pyjeve të qëndrueshme komerciale, pretendon se ka krijuar një sistem të vetëmjaftueshëm pyjor që përdor vetëm ujërat e zeza.

Deri tani programi është përhapur në 36 masa toke në të gjithë Egjiptin duke i ringjallur ato me masa pyjore.

Pyjet 500-milje të gjata kanë pemë eukaliptus, mahogani dhe specie të tjera relativisht rezistente ndaj thatësirës. Pemët janë në distancë të shkurtër nga qyteti Ismailia, i banuar nga 400,000 njerëz, që prodhojnë një sasi të konsiderueshme mbetjesh organike çdo ditë.

Sipas menaxherit të projektit Ragaei Saafan, këto pemë janë rritur katër herë më shpejt sesa në pyjet e tjera në Evropë, ku moti është shumë më i favorshëm dhe ku nevojiten rreth 60 vjet që një pemë e tillë të arrijë pjekurinë.

Për të realizuar këtë, ujërat e zeza janë kanalizuar në basene nëntokësore, ku stimulohen me mikroorganizma që përshpejtojnë procesin e purifikimit.
Kur ujërat janë të pasuruara me azot e fosfor, ato magazinohen përgjatë pyllit.

Projekti i ripyllëzimit nisi në 1998. Sot pylli i shkretëtirës ‘Serapium Forest’ mbulon rreth 8,000 km dhe është 15% i kompletuar.

Kur ai të realizohet plotësisht në 2030, pylli do të mbulojë 100 milionë hektarë dhe dot ketë kushtuar rreth $8 miliardë.

Objektivi përfundimtar i tij është otimizimi i ujërave të zeza, prodhimi i bio-karburanteve, mbrojtja e vendit nga thatësira dhe erozioni, zgjidhja e problemit të sigurisë së ushqimit, stabilizimi i dunave të rërës, mbrojtja e brigjeve dhe nxitja e turizmit.tch

Shtuar më 08/11/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori