Kërkon vëmendje, biznesmeni vesh këmishën prej ari (VIDEO)
Pëlqej
Atij nuk i mungojnë paratë, ndaj me rastin e 45 vjetorit ka menduar që të marrë një dhuratë të veçantë, duke veshur këmishë prej ari.

Ai nuk kërkon gjë tjetër veçse vëmëndje dhe këtë gjë e ka arritur mjaft thjeshtë, ndërsa kur ai ecën në rrugë, është i rrethuar nga forca policie. I referohemi një miliarderi indian i tekstileve, i cili ka vënë tashmë një pasuri marramendëse prej perandorisë së tij të veshjeve. Ai dëshironte vëmëndje nga të gjithë, ndërsa posedonte një këmishë të bërë prej ari, që peshon më shumë se 4 kilogramë.

Edhe pse ai e la shkollën pa asnjë kualifikim, Pankaj Parakh është bërë një multi-milioner me biznesin e tekstilit në Indi. Për të festuar ditëlindjen e tij të 45-të, ai ka porositur këmishë prej ari që peshon më shumë se katër kilogramë, në vlerë prej 127.000 paund. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori