Kërkon të ndihmojë të pastrehët, parukieri ofron shërbim falas (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prej dy vitesh, një parukier 30 vjeçar është vënë në shërbim ndaj të pastrehëve duke i prerë flokët. Për të kjo është një kënaqësi më vete dhe se çdo fundjavë, ai i drejtohet rrugëve për të gjetur ndonjë të pastrehë dhe për ti shërbyer me sa mundësi të ketë.

Mark Buston, 30 vjeç, i cili punon në një sallon modern në Manhattan, ku punon me modele të famshme për të bërë foto seksi nuk mjaftohet me kaq. Çdo fundjavë që ka pushim, djali shëtit nëpër rrugët e qytetit për të gjetur të pastrehë, që tu japë atyre kontributin e tij.

Ai ka filluar të bëjë veprën e tij humanitare në maj të 2012 dhe ka bërë të njëjtën gjë edhe në Jamaica, Costa Rica dhe Los Anxhelos.

“E bëj këtë që ata të ndihen të lumtur dhe më me konfidencë për veten e tyre. Në fillim nuk i fotografoja klientët e mi të rrugës, por tashmë e bëj që të sensibilizoj edhe njerëz të tjerë, që ti ndihmojnë këta njerëz”, ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori