“Smart-i” del nga rruga në Korçë, plagoset rëndë shoferja

Një orë pas mesnate, një aksident i rënë ka ndodhur në Korçë, ku nje mjet tip “Smart” ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë shoferja.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:10 në lagjen numër.1 në Korçë, ku shtetasja S.C, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë plagëve të rënda, pas mjekimit të Spitalin e Korçës, është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 21.05.2022 09:00