Tronditet Bulqiza, 33 vjeçari hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen

Gjen vdekjen pasi u hodh nga lartësia një djalë i ri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, sot rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”.

Sipas policisë, një 33-vjeçar është hedhur nga një pallat duke gjetur vdekjen.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.S,. rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 17.07.2020, rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori” Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi, G.S, rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor), ku nga veprimet paraprake të kryera nga Policia dyshohet se është hedhur nga një pallat.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2020 07:05