Kërcejnë "Happy", burg dhe kamzhik për të rinjtë iranianë (VIDEO)
Pëlqej
Burg dhe kamzhik ka qënë masa e dënimit caktuar për një grup të rinjsh iranianë, pasi kanë kërcyer nën ritmet e këngës "Happy" te Pharrell Williams.

Fakti që femrat nuk kishin mbuluar kokën me shami dhe kërcenin me meshkuj, kanë detyruar policinë që të merrte masa të ashpra ndaj tyre. Teksa ata u përballën me këtë realitet të vështirë, kanë qënë të detyruar edhe të dilnin në televizor për të kërkuar falje për xhestin e kryer.

Të rinjtë janë denuar të merkurën me 6 muaj burg dhe 91 goditje me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos Sassan Solemani është dënuar me 1 vit burg dhe të njejtin numër goditjesh me kamzhik.

Këto denime u pezulluan dhe do të vihen ne fuqi vetëm nese të rinjte do të arrestohen sërish brënda tre viteve. Avokati mbrojtes i te rinjve, Farshid Rofugaran, ka deklaruar per Iran Wire: "Kur një dënim pezullohet, nuk kemi ekzekutim të verdiktit. Por, nëse në një periudhë të caktuar persëritet diçka e tillë, do të ekzekutohet dënimi. Kujtojmë këtu se grupi i të rinjve u arrestua në maj të vitit 2014, disa ditë pasi videoja u bë e famshme në Youtube. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori