Sulmi me armë në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, dy persona kanë qëlluar drejt një hoteli në Tushemisht si një mesazh për pronarin.

Ndërkohë kanë dalë pamjet e këtij sulmi, pamje të marra nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë dy persona që afrohen me një motor dhe të veshur me kaska.

Një nga personat mban në krah një armë automatike, me shumë mundësi të tipit AK-47. /albeu.com/


Shtuar 8.08.2020 08:52