Keni ëndërruar të shkoni në planetin Mars, kjo është shifra që realizon ëndrrën tënde
Për të shkuar në planetin Mars nuk është më një ëndërr e parealizueshme. Por një udhutim për në planetin Mars ka një kosto goxha të madhe ku ç’do person do ti duhet të paguajë 500 mijë dollar.

Por kjo shifër mund të zbresë ndjeshëm deri në 100 mijë dollar nëse do të ketë një numër lartë udhëtarësh.

Elon Musk zbuloi çmimin e udhëtimit drejt Planetit të Kuq në një postim në Twitter duke shtuar se kthimi në Tokë është falas.

Themeluesi i SpaceX publikoi një foto të "autobusit ndërplanetar" që quhet Starship dhe mund mbajë deri në 100 persona.
Raketa është pothuajse gati. Musk paraqiti prototipin e parë në botë më 11 janar në Twitter, që e përdor shpesh për të komunikuar mbi ecurinë e kompanive të tij.

Kur u pyet se cili do jetë destinacioni i parë i anijes kozmike, ai u përgjigj: "Fillimisht Hëna, pastaj Marsi dhe më pas planetët e tjera". /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori