Keni ëndërruar të jetoni në një kështjellë, tani e keni mundësinë (VIDEO)
Keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në një shtëpi përrallash apo në një kështjellë?

Sigurisht që po, dhe tashmë sështë më aspak çudi pasi një çift nga Rumania, Razvan dhe Gabriela Vasile, kanë arritur që ëndrrën e tyre ta kthejnë në një realitet të prekshëm.

Sipas Casa Mea, çifti ka ndërtuar një kështjellë përrallore nga argjila, gurët dhe kashta dhe shumë shpejt kështjella do jetë e hapur për vizitorë pasi kjo kështjellë është kthyer në një hotel që pritet të hapet në fundvit.

E ndërtuar në Faragus Mountains, Transylvania, ndërtimi i kështjellës nga argjila kishte filluar në vitin 2014 , tashmë ajo do të ketë dhjetë dhoma, dhe cdo aksesor i saj është 100 përqind organik, pa asnjë prekje teknologjike.

/albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori