Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard 2 në Ukrainë

Spanja planifikon të dërgojë në Ukrainë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles e bëri njoftimin sot para ligjvënësve, duke shtuar se ata mund të dërgojnë më shumë në të ardhmen.

Tanket e betejës do të jenë gati në fund të marsit ose në fillim të prillit, tha ajo.

Vende të tjera të NATO-s kanë premtuar se do të dërgojnë 48 Leopard 2 në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një skuadron prej 14 tankesh Challenger 2 deri më tani, por Boris Johnson i ka kërkuar qeverisë të dërgojë më shumë.

Joe Biden do të takohet sot me udhëheqësit e anëtarëve lindorë të NATO-s, të cilët përfshijnë shumë nga mbështetësit më të fortë të ndihmës ushtarake për Ukrainën. /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 14:05