Katar, ndërtohet bibloteka më moderne në botë me 1 milion libra
Plot fëmijë rrëmojnë në raftet e saj ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave të mëdha, që mbështesin mega-strukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45.000 metra katrorësh.

Në 6 muajt e parë të vitit, thonë drejtues të saj, çdo libër i seksionit të fëmijëve është huazuar, çka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë dhënë fryt.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës, së mbushur me dritë natyrale, e cila të kujton një aeroport modern.

“Të gjithë librat që shihni në këtë vend mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtare dhe atë kërkimor”, është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendës drejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milion libra dhe 500,000 botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

Megjithatë konkurrenca nuk mungon, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, e cila kur te çelet, thuhet se do ti ofrojë plot 1.5 milion libra, publikut për lexim./
Shtuar më 25/06/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori