Kasumi: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 12 prill
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin Pressing të T7, është shprehur i sigurt se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 12 prill.

Zgjedhjet do të mbahen me 12 prill, jam më se i sigurt për këtë”, është shprehur Kasumi.

Tutje, Kasumi tha se nëse Lëvizja Besa vije në pushtet, Maqedonia e Veriut do t’i zgjidhë të gjitha problemet me fqinjët, do të marrë anëtarësimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe në Aleancën Veriatlantike (NATO).

“Nëse Lëvizja Besa fiton zgjedhjet e 12 prillit, ne do t’i zgjidhim të gjitha problemet me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut do të marrë anëtarësimin në Bashkimin Evropian – BE, dhe do të anëtarësohet në Aleancën Veriatlantike – NATO”, ka thënë Kasumi në Pressing.
Shtuar më 01/11/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori