Kasollja e re e ish-kryeministrit britanik (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri britanik David Cameron ka në plan të shkruajë një libër dhe për këtë i duhet një vend i qetë.

Ai ka projektuar një kasolle, sigurisht moderne në një kopsht, vlera e të cilës është rreth 25 mijë paund, ku përfshihet një sobë drush, një krevat, ndërsa muret e saj janë të izoluara me lesh deleje.

Z. Cameron pranoi se gruaja e tij Samantha bëri të gjitha veprimet e projektimit në lidhje me kasollen, në të cilën ai planifikon të shkruajë kujtimet e tij. Fëmijët e tij kanë ide të tjera, megjithatë – ata duan ta përdorin atë si një sallë për leje.

“Kemi një debat të madh për këtë hangar, sepse unë dua ta përdor si dhomë për të shkruar, ndërsa djali im dëshiron ta përdorë si dhomë gjumi alternative”, thotë Cameron. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2017, ora 22:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori