Karrige dhe shishe kokës, plas keq sherri në dasmë (VIDEO)
Një sherr masiv është bërë viral në rrjet për arsye se ka ndodhur në një dasmë në Angli.

Banketi po mbahej në një hotel ku pasi shpërtheu keq konflikti, u plagosën katër persona.

Këto të fundit kanë përfunduar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë sherrit mes dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë.

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara partnerët e tyre të mbuluar në gjak. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori