Faqja e facebook-ut “Pisces Sportfishing Fleet” ka bërë publike disa fotografi të një
peshku shumë të çuditshëm të zbuluar në
brigjet e Los Cabos, Meksikë.
Faqja që ka publikuar pamjet e peshkut, ka bërë me dije, se kjo krijesë e fryrë, me ngjyrë pink dhe me formën e peshkaqenit është kapur dhe pastaj lënë i lirë përsëri nga peshkatari Jaime Rendon.
Pas kontaktit me peshkatarin që e kapi dhe duke e studiuar vendin ku u kap
peshku “Alien” grupi ndau opinionin se “mund të jetë një peshkaqen i fryrë me ujë, stomaku i tij është i mbushur me ujë ndoshta për të zmadhuar përmasat e tij që të bëjë të pamundur që të gëlltitet nga grabitqarë të tjerë”.
Ata thanë gjithashtu se peshkaqeni ishte gjetur një milje larg bregut, në thellësinë 370 këmbë./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017,
ora 09:17