Kapet me drogë, shokohen me tatuazhin në kokë (FOTO LAJM)

Tatuazhet janë gjithmonë në trend, e ndërsa ka nga ata persona të cilët kanë gdhendur në trupin e tyre forma nga më të çuditshmet. Por një person i cili akuzohej për posedim droge ka çuditur njerëzit teksa në kokën e tij ka bërë tatuazh një helmetë. Në të nuk mungonin detajet, të cilat ishin punuar me mjaft mjeshtëri.

Victor Thompson në kokë kishte bërë tatuazh një helmetë nga ata që mbajnë lojtarët e futbollit amerikan. Më konkretisht ai ka bërë tatuazh helmetën e Tom Brady-t të skuadrës New England Patriots. Burri në fjalë është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për posedim droge dhe hyrje në pronë private. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori