Kanibali që tronditi Amerikën
Buzë një rruge në Majemi, një shqeu me dhëmbë fytyrën e një tjetri. "Kanibali" është ky që shikoni në foto.

31 vjeçari i pastrehë Rudy Eugene dyshohet se ishte nën efektin e një forme të re tepër të fuqishme dhe të rrezikshme të drogës LSD.

Viktima një tjetër i pastrehë, i zhveshur po ashtu, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët thonë se atij i janë shqyer sytë dhe hunda.

Të dy ishin të zhveshur dhe ekspertët thonë se kjo ka ndodhur për shkak se droga LSD ua ka rritur ndjeshëm temperaturën e trupit. Organet e brendshme sikur ziejnë nën efektin e saj.

Ngjarja ndodhi në Majemi, buzë një rruge. Nuk u gjet asnjë armë pranë të dyve, çka të bën të dyshosh se ai e ka vënë poshtë viktimën duke përdorur forcën e trupit.

Policia i bëri thirrje 31 vjeçarit disa herë që të largohej nga fytyra që po shqyente, por ai bëri disa zhurma si të një kafshe të egër, ndërkohë që në gojë kishte copa mishi.

Viktima e tij mendohet se ishte një i pastrehë. Ende nuk dihet nëse do mbijetojë.

Shtuar më 29/05/2012, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori