Kamerieri nuk e le të hyjë të pastrehun, por ai i nxjerr valixhen me para (VIDEO)
Pëlqej
Coby Persin është një youtuber 23-vjeçar, i cili kësaj radhe ka vendosur që të provojë gatishmërinë e restoranteve për t'u shërbyer personave të pastrehë.

Ai vishet si i tillë dhe shkon tek një restorant, kur përballë i del kamerieri duke i thënë se nuk mund të futet aty, ndërsa i sugjeron të shkojë të hajë tek McDonalds.

Në një moment ai thërret shoferin e tij që vjen t'a marrë me Rolls Royce duke nxjerrë prej aty edhe një valixhe me para.

"E sheh këtë? Kam aq para sa t'a blej këtë vend vetëm për të të pushuar ty nga puna për faktin se si i paragjykoni njerëzit vetëm nga veshja"., - i thotë ai duke u largua me makinën luksoze.

Për më tepër, ndiqni videon. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori