Kamarieri merr bashkish 5 mijë USD
Greg Rubar, 43 vjeç, punon si kamarier në një restorant në SHBA. Surpriza më e madhe në jetën e tij ka ndodhur kur mori një bakshish që e la pa fjalë.

Ai kishte probleme për të ardhur në punë në restorantin italian pasi makina e tij ishte shkatërruar.

Por një çift bujar, që ia dinte hallin, vendosi ta ndihmojë duke i lënë një bakshish prej 5 mijë dollarë për një faturë prej 26 dollarë.

Rubar thotë se mbeti i shokuar. Ai punon në atë restorant prej 16 vitesh. Kurse çifti e frekuenton restorantin në Hjuston prej të paktën tetë vitesh. “Unë gjithmonë u flas atyre. I njoh prej tetë vitesh dhe mendoj se ata deshën të më ndihmojnë,” thotë Rubar.

Bashkishe të tilla jepen shumë rrallë, mbase edhe asnjëherë tjetër.
Shtuar më 30/05/2012, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori