Ç’po ndodh? Rusia do të ndalë bombardimet për 12 orë në disa qytete të Ukrainës

Rusia pritet të ndalë bombardimet për 12 orë në disa qytete të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur zëvendës-kryeministrja Iryna Vereshuck, e cila tha se Rusia është dakorduar që t’i ndalojë bombardimet nga ora 9 e paraditës deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

Kjo do të bëhet me qëllim evakuimin e civilëve në korridoret humanitare nëpër disa qytete, raporton Reuters.

Vereshuck tha se korridori i evakuimit do të hapet sot në disa zona përfshirë edhe Mariupolin por ka paralajmëruar forcat ruse që të mos hapin zjarr në zonat e evakuimit.

Autobusë të mbushur plot me njerëz, të vendosur për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, u nisën njëri pas tjetrit, nëpër një rrugë të mbuluar nga bora, nga Sumi, më 8 mars.

Rruga nga qyteti lindor ukrainas është një prej pesë të premtuarave nga rusët, për t’u mundësuar civilëve shpëtimin nga sulmet.


Shtuar 9.03.2022 09:37