“Mbetjet groposen”, Berisha për aferën e inceneratorëve: Rama dhe Veliaj presin euro e florinj prej 5 vitesh

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se kontrata është shkelur, pasi mbetjet aty groposen.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se denoncimi i bërë nga Partia e Lirisë tregonte kamionët që groposnin plehrat, edhe pse qytetarët paguajnë tarifë për djegie.

“Ju patë këto ditë se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu dhe inertet në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin. Në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka be, besë dhe moral se atje po bëhet një mrekulli thoshte Edi Rama. Aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes, pavarësisht kontratës së re. Pamë kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej skapi i partisë dhe sistemi i drejtësisë në këtë end. Pse e them këtë? Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, Tirana, Kruja, Fushë-Kruja, Rrogozhina, do paguajnë 29 euro për çdo ton pleh pa llogaritur transportit për fushën e Sharrës, kjo tarifë parashikohet për djegie. Për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh. Prej 5 vitesh Rama dhe Veliaj presin euro e florinj”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 12:27