Kalendar/ Çfarë ka ndodhur më 28 korrik
Ja cilat janë ngjarjet kryesore ndër vite në 28 korrik.

1347 - Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e Napolit (v. 1412). Në shkurt, 1369, Margaret u martua me Karlin, djali i madh i Gjon Gravinës, Duka i Durrësit dhe mbret i Shqipërisë nga viti 1332-1336.

1540 – Thomas Cromwell ekzekutohet nga mbreti Henry VIII i Anglisë nën akuza për tradhti. Në të njëjtën ditë, Henry u martua me gruan e tij të pestë, Catherine Howard.

1717 – Mbreti prusian Frederik Willem shpall arsimin e detyrueshëm për fëmijët 5-12 vjeç.

1866 – Në moshën 18-vjeçare, Vinnie Ream bëhet artistja e parë dhe më e re që merr një kontratë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të krijuar një shtatore (atë të Abraham Lincolnit).

1914 – Lufta e Parë Botërore: Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë, pasi Serbia kundërshtoi kushtet e një ultimatumi të dërguar nga Austria më 23 korrik pas vrasjes së Arkidukës Franz Ferdinand.

1942 – Lufta e Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shpall urdhrin nr. 227 në përgjigje të përparimeve të trupave gjermane në Bashkimin Sovjetik. Sipas këtij urdhri, të gjithë ata që tërhiqeshin ose linin pozicionet e tyre pa urdhër për tërheqje duhej të ekzekutoheshin menjëherë.

1971 – Holanda heq censurën e filmit “Blue Movie” – një film amerikan i vitit 1969 drejtuar, prodhuar, dhe me skenar nga piktori Andy Warhol. Filmi, që përmban skena seksuale, u shfaq për herë të parë në Nju Jork në Teatrin ‘Warhol’ më 31 korrik 1969, punonjësit e teatrit u arrestuan, dhe filmi u konfiskua, ndërsa menaxheri u gjobit me 250 dollarë.

1996 – Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, Washington – sot të njohura si “Eshtrat e Njeriut Kennewick”, analizat kanë treguar se ato i përkasin një njeriu që ka jetuar 9 mijë vjet më parë. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2016, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori