“Harron që je mami i Borës me moshë”, Dalina Buzi shpërthen në ofendime ndaj komentueses (FOTO LAJM)

Një postim i fundit i producentes Dalina Buzi në profilin e saj në “Instagram”, ka nxitur një koment nga një prej ndjekësve të saj. Dalina publikoi një video, por vëmendjen e ndjekëses me sa duket e mori stili i producentes. Kështu ndjekësja shkruan se Dalina ka “kopjuar” Bora Zemanin.

“Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”- shkruan ndjekësa, e cila nuk mbeti pa një përgjigje nga ana e Dalinës.

“Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”– shkruan Dalina në përgjigjen e saj, në seksionin e komenteve.

Replika e fundit është nga e njëjta ndjekëse, e cila shkruan: “Bravo për fjalorin sado mundohesh të bësh si e mirë dukesh se ti i urren gratë e bukura sidomos një maskiliste e thekur, bllokoji komentet sërish se nuk përballon dot opinionet ndryshe.”

Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë. Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”