Shenja e parë e largimit, PSG “zhduk” fanellën e Mbappe nga dyqani online

Kylian Mbappe është kryefjala e këtyre ditëve. Sulmuesi nuk ka nënshkruar me PSG kontratë të re dhe në Spanjë janë të  bindur që do bashkohet me Real Madrid.

Ndërkohë francezët e kanë hequr fanellën e kampionit të botës nga shitja në dyqanin online.

Nëse kontrollon aty (KLIKO KËTU) vihet re mungesa e fanellës së Kylian Mbappe dhe bëhet fjalë për atë të sezonit 2021/2022 dhe jo të sezonit të ri./ h.ll/albeu.com