Radhë kilometrike në Kakavijë, kthimi në atdhe u kthehet në makth emigrantëve, shkak doganat me sportele të reduktuara (VIDEO)

Radhë kilometrike makinash ka në Kakavijë prej orësh. Mijëra emigrantë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, mëngjesin e sotëm, janë përballur me radhë të mëdha gjatë rrugës së tyre të kthimit në atdhe.

Shkak është bërë dogana greke e cila po punon me dy sportele, ndërkohë dogana  palës shqiptare po punon me 3 sportele.

Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 7187 shtetas dhe kanë dale 3790.


Shtuar 13.08.2022 11:33