Ka 11 fëmijë, punon 12 orë në ditë në 11 vende të ndryshme
Pëlqej
Dave Jones me familjen
41 vjeçari, Dave Jones, është një baba i cili ka 11 vende pune dhe punon 12 orë në ditë për të mbeshtetur gruan dhe fëmijët e tij. Dave Jones, 41 vjeçar dhe gruaja e tij Jackie poashtu 41 vjeçare kanë 11 fëmijë dhe jetojnë në një shtëpi me shtatë dhoma gjumi. Fëmija i tyre më i madh është 16 vjeç, ndërsa emrat e tyre janë: Callum 16 vjeç, Hayleym 15 vjeç, Melissa 14 vjeç, Stephanie 13 vjeç, Chelsie 12 vjeç, Charlotte 11 vjeç, Bradley 8 vjeç, Liam 6 vjeç, Jayden 5 vjeç, Lydia 3 vjeç dhe Shay 8 muajsh.

Brenda një viti, familja fiton 38 mijë dollarë nga pagat e Dave për punën e tij në fabrika dhe në gazeta. Dave dhe Jackie thonë se ata për çdo fëmijë kanë planifikuar ushqimin, rritjen, shkollimin dhe martesen me shumë kujdes.

Dave thotë: "Unë kam 11 fëmijë mirëpo nuk i kam lejuar vetes si disa familje të tjera të cilët jetojnë nga dhuratat e shtetit."

Çifti janë të përkushtuar për të edukuar më së miri 11 fëmijët e tyre. Djali i madh Callum, 16 vjeç, tashmë punon fundjavave në një bar. Vajzat Hayley dhe Stephanie gjithashtu punojnë në një bar lokal, ndërsa edhe Melisa gjithashtu ka pasur një punë.

Një ditë e zakonshme për Dave fillon në orën 04:15, kur ai merr rrugën për në punë. Pas një kalimi të mbi 12 orëve, ai merr rrugën për në shtëpi për tu kthyer rreth orës 06:00. (albeu.com)
Shtuar më 26/11/2010, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori