Alimehmeti : Rritja e pagës së mjekëve për fushatë elektorale

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se nga 30 prilli mjekëve specialsistë do tu rritet paga me 50 mijë lekë të reja.

Sakaq, mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e pagës së mjekëve specialistë, , bëhet për fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” , Alimehmeti u shpreh se prej vitesh pagat janë të ulta.

Rrogat e ulta i kemi prej shumë vitesh, përse tani? Unë mendoj se është e lidhur me fushatën elektorale të 14 majit. Pra, supozohet që me atë datë rritet rroga e majit, pas 30 prillit, e cila paguhet në qershor. Ne e kemi të qartë që rrogën e këtij muaji, e marrim muajin tjetër, e cila ndodh pas fushatës”, theksoi ai.

/albeu.com/

.


Shtuar 7.03.2023 12:07