"Jon Snow" rrëfen pse shkoi në audicionet e "Game Of Thrones" me një sy të nxirë
Pëlqej
Kit Harington u shfaq në audicionet e Game of Thrones më një sy të nxirë dhe vetëm pas kaq kohësh ai ka treguar se pse ka ndodhur diçka e tillë shkruan Albeu.com.

"U përfshiva padashur në një sherr një natë më parë. Teksa kisha dalë më një shoqe për të ngrënë dicka të MC Donalds pamë që nuk kishte vende dhe u ulëm në një tavolinë të vogël pranë një djali.

Ai tha se nuk e besdisnim derisa filloi të shante dhe ofendonte shoqen time. E kuptova që ishte tapë dhe u ngrita të iknim por ai e shau prapë. S'munda të rri pa e grushtuar por ai ishte më i gjatë se unë kështu që e mora një të nxirë të mirë në fytyrë "-ka përfunduar ai me shaka.

Sipas Harington ishte pikërisht kjo shenjë në sy që ja mbushi mendjen jurisë se ai ishte aktori perfekt për rolin fisnik të Jon Snow dhe mesa duket ata kanë goditur në shenjë sepse ai është një nga aktorët që pëlqehet më shumë nga kasti i "Game of Thrones" /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori