Jo pak njerëz kanë probleme me zbokthin, kjo është zgjidhja
Aspirina është një nga analgjezikët (barna kundër dhimbjeve) më të përdorur. Është e mundur që të gjendet në çdo shtëpi. Aspirina është e shkëlqyer kundër dhimbjes, por gjithashtu mund të neutralizojë dhe ethet. Studimet kanë treguar se aspirina mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sulmeve të zemrës dhe mpiksjen e gjakut në pacientët kardiakë.

Përveç lehtësimit të dhimbjes, aspirina gjithashtu siguron shumë të mira të tjera për shëndetin tuaj.

Përbërësi aktiv i aspirines, acid salicilik, ka veti të shkëlqyera hidratuese që veprojnë kundër zbokthit. Nëse zbokthi është problemi juaj, ajo çka duhet të bëni është të shtypni 2ose 3 aspirina dhe përzierjini me shampon tuaj.

Pasi të keni aplikuar masën, lëreni atë në kokë për disa minuta para se të lani flokët në mënyrën e zakonshme. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori