E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Jo celular para gjumit, çfarë thotë studimi i fundit për fëmijët
Thonë se përdorimi i tepërt i ekranëve nga fëmijët është i dëmshëm, por pak prova ka për ta vërtetuar këtë.

Pediatrët thonë se prindërit duhet të shqetësohen më pak, për sa kohë që ata kanë një farë kontrolli mbi kohënfëmijët kalojnë në ekran.

Një udhëzim në Britaninë e Madhe eviton përcaktimin e limiteve kohore, ndërkohë që rekomandon mospërdorimin e tyre të paktën një orë para gjumit.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i ekranëve të mos cënojë gjumin, ushtrimet stërvitore dhe kohën me familjen.

Debati në lidhje me kohën që të rinjtë kalojnë para ekraneve është i nxehtë. Sidoqoftë, ky studim i fundit i sheshon pak shqetësimet shkruan tch.

Një tjetër studim, ndërkohë, ka dalë në përfundimin se vajzat janë dy herë më të predispozuara të shfaqin simptoma depresive të lidhura me përdorimin e medies sociale në moshën 14 vjeç, krahasuar me djemtë.
Shtuar më 04/01/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori