Pamjet më lartë vijnë nga Sllovakia dhe tregojnë jetën që bëjnë mijëra rom në qytetin e
Kosice. Sipas Daily Mail, qyteti
Kosice, më i madhi në pjesën lindore të vendit, ka marrë 51 milion sterlina kur u shpall si Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2013.
Paratë do të investohen në infrastrukturën e
qytetit, në industritë kreative dhe në turizëm. Megjithatë në
rrethinat e
qytetit jetojnë rreth 8 mijë romë, njësoj si në getot më të këqija të botës. Shumica e banorëve jetojnë pa gaz, ujë apo energji elektrike dhe natyrisht janë në shumicë dërrmuese të papunë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2013,
ora 15:45