Mund të
keni mbajtur dieta nga më të ndryshmet për të humbur peshë, dhe në fund
keni humbur vetëm pak kilogramë. Është me të vërtetë një mund i madh ta privosh veten nga çokollatat apo ushqimet që na pëlqejnë më shumë.
Sipas zbulimit më të fundit të
shkencëtarëve, nuk do t'ju duhet të qëndroni larg ushqimeve që ju pëlqejnë më shumë, madje nëse doni të filloni t'i hani që tani dhe pa pasur frikë se do shtoni në peshë, shoqërojeni atë duke parë një
film të frikshëm.
Shkencëtarët theksojnë filmat
horror janë një mënyrë shumë efikase për të mbajtur një trup edhe kur nuk
keni aspak vullnet.
Sipas
shkencëtarëve, njerëzit humbin 113 kalori duke parë një
film horror në 90-minuta, pasi këta lloj filmash ju mbajnë në panik dhe alert, duke ndihmuar në shkrirjen e shpejtë të kalorive. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2017,
ora 11:57